Logopedi Profesionale

Tingulli Ordinanca Logopedike

Logopedi Profesionale në Prizren

Dijandra Kazazi - Logopede
Logopede Juaj

Dijandra Kazazi

Logopede e Licencuar

Une jam Dijandra Kazazi, logopede e diplomuar dhe e Licensuar nga Ministria e Shëndetsise, me pervojë ne punën me femijë dhe të rritur në fushën e terapise së te folurit dhe të komunikimit. Kam kryer trajnime të ndryshme profesionale dhe jam gjithashtu e licensuar për të punuar si terapiste ABA, duke ndihmuar fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe veshtiresi zhvillimore.

Vlerësim i detajuar logopedik

Seanca individuale të personalizuara

Rezervo një Seancë
Shërbimet

Shërbimet Tona

Ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh logopedike për të gjitha moshat

Terapi për vonesë gjuhësore

Në ordinancën tonë ofrojmë terapi për fëmijët me vonesë gjuhësore, me fokus në zhvillimin e të folurit, rritjen e fjalorit dhe përmirësimin e kuptimit të gjuhës. Qëllimi është që fëmija të komunikojë më lehtë dhe të shprehet me më shumë qartësi.

Mbështetje për belbëzim dhe çrregullime të komunikimit

Në ordinancën tonë ofrojmë trajtim dhe mbështetje për belbëzim dhe çrregullime të tjera të komunikimit. Qasja jonë fokusohet në përmirësimin e rrjedhshmërisë së të folurit, forcimin e vetëbesimit dhe zhvillimin e komunikimit më të qartë në përditshmëri.

Terapi për çrregullime neurozhvillimore

Në ordinancën tonë ofrojmë terapi të specializuar për çrregullime neurozhvillimore si autizmi, ADHD, apraksia e të folurit, çrregullimet e komunikimit social dhe afazia. Qasja jonë fokusohet në zhvillimin e komunikimit, përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe mbështetjen e funksionimit të përditshëm.

FAQ

Pyetjet e Shpeshta

Gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth logopedisë.

Shumë prindër e bëjnë këtë pyetje. Edhe pse çdo fëmijë zhvillohet ndryshe, në moshën 2 vjeç zakonisht fillojnë të përdoren fjalët e para dhe komunikimi bëhet më i qartë. Nëse fëmija ende nuk po flet ose përdor shumë pak fjalë, një konsultë me logopedin mund të jetë shumë e vlefshme. Vlerësimi i hershëm ndihmon të kuptohet më mirë zhvillimi i fëmijës dhe mënyra si mund ta mbështesim atë.
Belbëzimi mund të shfaqet gjatë zhvillimit të gjuhës, sidomos në moshë të hershme, dhe te disa fëmijë mund të jetë fazë kalimtare. Megjithatë, kur vazhdon ose bëhet më i shpeshtë, është e rëndësishme të vlerësohet.
Disa tinguj zhvillohen gradualisht me moshën, por nëse fëmija vazhdon të ketë vështirësi në shqiptim dhe të folurit nuk kuptohet qartë, atëherë është mirë të konsultoheni me logopedin.
Kur fëmija kupton fjalët, udhëzimet dhe reagimet ndaj të tjerëve, kjo është një shenjë e mirë për zhvillimin e komunikimit. Por nëse ende nuk po përdor fjalë ose po flet shumë pak, është mirë të vlerësohet më afër.
Prindërit nuk duhet të presin gjithmonë “sa të rritet”. Nëse vërehen vështirësi në të folur, komunikim, shqiptim ose kuptim të gjuhës, një konsultë e hershme me logopedin është shumë e rëndësishme.
Jo, nuk është vonë. Çdo moment është i mirë për të filluar kur vërehen vështirësi në të folur, shqiptim ose komunikim. Sa më herët të fillohet puna me logopedin, aq më shpejt dhe më lehtë arrihen përmirësimet
Rezervimi

Rezervoni një Konsultim

Zgjidhni datën dhe orën që ju përshtatet më së miri.

Kontakti

Na Kontaktoni

Jemi këtu për t'ju ndihmuar. Na vizitoni ose na shkruani.

Telefoni

+383 45 678 790

Adresa

Xhemil Fluku 49, Prizren